Kur do te ulen perseri temperaturat? Le pa fjale meteorologia : Ne 3 ditet ne vijim mundohuni qe me patjeter te mos…

Rrymat e nxehta kane mberritur tashme ne vendin tone nga Saharaja, Afrika e Veriut.

Tri ditet e ardhme pritet qe temperaturat te jene akoma me te larta. Kështu deklaroi në një lidhje për “News24” sinoptikania e “Meteoalb”, Lajda Porja, e cila tha se temperaturat do të arrijnë në vlera te larta, deri në 40 gradë celsius.

Sinoptikania ju bëri thirrje qytetarëve që tri ditët e ardhshme të shmangin sa më shumë levizjet kryesisht ne mesdite.

“Prej 48 orësh kemi pasur ardhjen e masave ajrore nga brigjet e Egjeut. Është ndjerë menjëherë rritja e temperaturave mëngjesin e sotëm.

Edhe pse ishte ora 4 ose 5 e mëngjesit, nuk dukej aspak freskët. Edhe në zonat malore ka pasur rritje temperaturash.

Kjo është probl em atike për organizmin e njeriut, duke pasur një natë zagushi. Sot temperaturat kanë regjistruar vlerën e 37 gradë. Jemi në ditën e dytë të kësaj vale, ditë më të vështira na presin.

Kur vijnë këto grimca rëre, masa ajrore, marrin gjithmonë me vete pluhurin ose masa të Saharasë, është një ndotje e ajrit. Kjo sjell bezdisje dhe probl ema tikë, por nuk është ndotje afatgjatë, që sjell problem në organizmin e njeriut.

Në episodin e këtij fenomeni ekst rem, të quajtur vra. sësi i heshtur, më probl ema tike janë temperaturat shumë të larta, kryesisht të mërkurë, të enjte, të premten, ku edhe në zonat malore do kemi temperatura shumë të larta.

Më probl ema tike dhe vlerat më ekst. reme priten në Berat, Elbasan, Kuçovë, Gjirokastër, ku do të kemi temperatura mbi 40 gradë.

Është një situatë anormale, sa i përket kushteve klimatike, për një situatë të zakonshme për ne. Kjo valë nuk do të jetë e vetmja gjatë kësaj vere. Ditët më proble. matike këtë radhë do të jenë e mërkura, e enjtja, ku edhe kryeqyteti do të shënojë vlerën e 39-40 gradë.

Për këtë do të thoja që të shmangen lëvizjet në ambientet e zhveshura, në oraret e mesditës. Ata që janë të detyruar të lëvizin, të marrin ujë me vete.

Të paktën për tre ditët që do të vijnë”, tha sinoptikania Porja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...