VIDEO/ “Është fitore”, gruaja feston divorcin me daulle dhe fishekzjarre

199

Pas një beteje dy vjeçare, një grua turke vendosi të festojë ndarjen nga bashkëshorti. 42 vjeçarja Çilem Ülkerler organizoi një festë të madhe në lagjen e saj në momentin që është ndarë nga burri prej 18 vitesh.

 

Duke e përshkruar divorcin si një fitore, ajo tha se ashtu sikurse një nuse martohet me tupane dhe muzikë, e njëjta gjë duhet të ndodhë dhe për një që divorcohet.

 

Ülkerler deklaroi se kishte kaluar një proces të vështirë divorci me ish burrin për dy vite. “Isha e martuar për 18 vjet. Gjatë kësaj kohe, isha e ekspozuar ndaj konfliktit të ashpër, presionit ekonomik dhe dhunës fizike.

 

Jam shumë e lumtur që jam divorcuar. Kam pasur shumë ditë të këqija që një grua mund të kalojë Mendoj se divorci është një fitore për mua. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua. Njerëzit që më panë u çuditën sinqerisht.”, tha ajo.