“Të tronditet jeta”/ Ronela Hajati rrëfen momentet e dhimbshme që po kalon: E vetmja gjë që i lutem Zotit është…

271

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të përfolura dhe të dashura për karakterin e saj mos kokëçarës dhe jo vetëm.

 

Por jeta jo çdo herë ka qenë e thjeshtë për të. Gjatë një interviste të dhënë Ronela është ndalur në shumë kapituj, një prej tyre kanë qenë edhe episodet e vështira që i është dashur të kalojë.

 

“Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë. Kam qenë aq keq sa kam thënë si do ec jo më si do shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua.

 

Jo vetëm nga fakti i pandemisë, por nga shumë gjëra që ndonjëherë të tronditet jeta dhe ti nuk e pret fare. Gati e tillë po vazhdon por, të kemi shëndet kjo ka rëndësi. Është e vetmja gjë që unë i lutem zotit, nëse unë kam shëndet i bëj të gjitha.

 

Të gjithë duhet të luten para që të flenë që të kenë shëndet, se nuk ka si jeta. E tillë është jeta, arrin një moment kur thua nuk ke cfarë bën dhe do vazhdosh do e shtysh”, thotë Ronela.