Poeti i njohur shpërthen ndaj Ronela Hajatit pas këngës së saj të fundit: Hajdutët do të ndëshkohen

Këngëtarja Ronela Hajati ka rikthyer këngën “A do të vish”, të kënduar nga Luan Zhegu në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, në vitin 1987.

Teksti i shkruar nga Agim Doçi, muzika e krijuar nga Osman Mula kanë ardhur një ditë më parë në zërin e Ronela Hajatit dhe reperit Vig Popa, me disa miksime të vogla, për të krijuar një atmosferë verore.

Por ajo që ne të Dosja.al na ra që në momentin e parë në sy është fakti se në referencat e kanalit në Youtube, në tekstin bashkëngjitur këngës, Hajati nuk ka përmendur në asnjë rresht autorin e vargjeve, poetin Agim Doçi, i cili ia “dhuroi” tekstin kompozitorit Osman Mula në interpretimin e shkëlqyer të Luan Zhegut.

Do të donim të besonim se Hajati i ka rënë shkurt me citimet në kanalin në Youtube, por ajo nuk ka harruar të citojë të tjerë bashkëpunëtorë të saj, si Zajmina Vasjari, e cila është kujdesur për paraqitjen e saj të jashtme. Ndërsa për të drejtat e autorit në këtë “remake”, ku Hajati nuk ka përdorur vetëm në sfond zërin e Luan Zhegut, por edhe ka kënduar vetë vargjet e Agim Doçit, nuk ka asnjë citim.

Dosja.al kontaktoi me Agim Doçin, autorin e këtij teksti, i cili u treguar mjaft i prerë kur tha se ‘hajdutët do të ndëshkohen’, duke paralajmëruar një padi në gjykatë për të drejtat e autorit.

“Hajdutët do ndeshkohen pa tjeter. Muzika: OSMAN MULA. TEXTI: AGIM DOÇI. INTERPRETUES: LUAN ZHEGU. ÇMIMI II VITI 1987 NË FEST,”- shkroi Doçi në një komunikim via ëhatsapp me Dosja.al.

Vetë Ronela Hajati nuk ka reaguar ende deri në botimin e këtij artikulli për këtë çështje. Dosja.al e kontaktoi Hajatin përmes rrjeteve sociale për këtë kërkesë, por ende nuk ka asnjë reagim. /Dosja.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...