Paralajmëron Skënder Brataj: ‘Pandemia nuk ka mbaruar, ajo që do të ndodhë në vjeshtë…’

132

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur rreth situatës së pandemisë në vendin tonë. Sot u dha lajmi i mrekullueshëm se për herë të parë pas shumë muajsh u shënua vetëm 1 rast infektimi duke na dhënë shprese se pandemia është drejt fundit.

 

Por, mos u gëzoni para kohe pasi Brataj bën me dije se në fakt gjatë vjeshtës na pret një valë tjetër pandemie. Në një njoftim zyrtar ai tha se do të ketë edhe një valë tjetër goditëse por lajmi i mirë është se ajo do të jetë e lehtë dhe me siguri e fundit.

 

“Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do të presim infektime nga “Delta”. Ata njerëz që nuk janë vaksinuar apo kaluar sëmundjen në një mënyrë apo tjetër do të atakohen.

 

Sigurisht që na bën më optimistë vaksinimi në Shqipëri. Po të kapet 2 mln (vaksinime) brenda vjeshtës, situata do të jetë më e menaxhueshme, por nuk e dimë se çfarë do vijë.

 

Nuk mund të flasim kaq lirshëm. Virologët parashikojnë një valë tjetër në vjeshtë, do të jetë edhe “vala e bishtit” të kësaj pandemie, jo e atyre përmasave që kaluan, por janë jetë njerëzish që duhen mbrojtur. Nuk ka marrë fund” tha Brataj.