Ndjekësi i tha se Gilberta është vajza më e “nxehtë” e “Për’puthen +40”, Iliri i kthehet ashpër

Disa ditë më parë, Ilir Lara vendosi që të deklarohej vetëm për Gilberten në emisionin “Për’puthen +40”. Pas kësaj deklarate edhe mësuesja u shpreh se ishte në program vetëm për Ilirin.

 

Që të dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here bëjnë bashkëbisedime të ndryshme me ndjekësit e tyre. Së fundmi ka qenë Iliri, ai që u është përgjigjur pyetjeve të fansave.

 

Një ndjekës e ka pyetur se cila është gjëja më e bukur që shikon te Gilberta dhe ai ka thënë tre cilës: “Inteligjenca, ëmbëlsia dhe pastërtia”.

 

Duke qenë se ata zihen shumë me njëri-tjetrin, një fans e ka pyetur nëse janë të zënë sërish.

 

“Ky është fakti; nuk po zihemi dot, nuk dimë si… S’kemi as qejf dhe as fantazi për të gjetur një përse… Mendoj se shkaku është vapa e madhe”, i përgjigjet Iliri.

 

Ndërsa një tjetër i ka bërë kompliment Gilbertës dhe konkurrenti i “Për’puthen +40” e ka ‘kërcënuar’ me përgjigjen e dhënë.

 

“Gilberta është vajza më e nxehtë në Për’puthen dhe pikë”, i shkruan dikush dhe Iliri i përgjigjet: “Në fakt, ju mund të digjni duart e juaja nëse prekni atë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...