“Mos hidh baltë mbi nderin tim” Lindita rikthehet dhe tregon arsyen se përse shpërtheu (Fotot)

Pas gjithë tensionit të krijuar me Oltin dhe largimit nga studio, Lindita vendosi të rikthehet në program. Ajo tregoi se shpërthimi erdhi pasi e preku në aspektin e saj personal dhe nxori anën më të keqe.

 

Lindita gjithashtu ka thënë se Olti i ka kërkuar që të dalin të përputhur nga programi para se të fillonte puntata. Këtë gjë djali e ka kundërshtuar, duke theksuar se ka pëlqim por veprimet e fundit kanë sjellë zbehje.

 

Lindita: Shpërtheva vetëm për një arsye, unë dal nga vetja kur thuhen gjëra të padrejta për mua, s’mund të hedhë baltë mbi nderin tim kur më thotë na ke përdorur. Dua që secili nga çunat të flasë dhe të tregojë nëse i kam përdorur.

 

Lindita: Para se të fillonte puntata Olti më vinte nga para mbrapa dhe më tha që të dilnim të përputhur bashkë.

 

Olti: Nuk e kam thënë, nuk është e vërteta.

 

Lindita: I fundit që duhet të flasë për përdorim kur ai na ka përdorur. Pse e pranoi takimin me mua kur e kam përdorur?! Jo vetëm sot por edhe në puntatën e kaluar, ai kërkon thjesht vëmendje ndaj publikut.

 

Olti: Nuk thash që dua të dal i përputhur me ty sepse më ke dal nga qejfi. Do fokusohem tek ty por më ke lënë nuk e di. Më ka lënë shije të keqe, por do të doja një takim tjetër me të.

 

Lindita: Unë nuk kam interes ta njoh Oltin.

 

Olti: Nëse të kam lënduar të kërkoj vërtet falje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...