Misteret e pasurisë së çiftit presidencial, nga ngritja e pallatit dhe 13 apartamentet, te strategjia me vilën te Gjiri i Lalëzit

221

Vetingu në drejtësi ka nxjerrë nga sistemi me qindra gjyqtarë e prokurorë për shkak se nuk justifikojnë pasurinë. Por nëse një veting i ngjashëm do të shtrihet në politikë, e sigurt është se një numër i madh deputetësh, ministrash dhe ish-funksionarësh do të ngelnin.

 

Emrat me pasuri të lartë janë të shumtë dhe padyshim ish-kryeministri Berisha apo presidenti Meta janë mes tyre. Gazeta “SOT” ka siguruar nga ILDKPI të dhënat e deklarimit të pasurisë për çiftin Meta-Kryemadhi prej vitit 2003 dhe deri më sot, ndërsa në shumë raste ka mjaft mistere dhe pikëpyetje.

 

Pikëpyetjet ngrihen te banesat e çiftit presidencial. Ilir Meta ka deklaruar në vitin 2003 një apartament 2+1 përfituar nga privatizimi, ku zotëronte 25%. Po ashtu ka deklaruar në këtë vit banesë +verandë+lulishte në Golem, 327 m2, me vlerë 60 mijë dollarë dhe zotërim 50% Meta dhe 50% Kryemadhi. Ai ka deklaruar se ka marrë kredi për këtë banesë, e cila në vitin 2006 është shitur me vlerë 300 mijë euro.

 

Pra që këtu nisin pikëpyetjet/ banesa u ble 600 mijë dollarë dhe u shit 300 mijë euro pas afro 2 vitesh. Në vitin 2007 Monika Kryemadhi deklaron se ka blerë 1200 m2 tokë, me vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai i saj. Një vit më vonë, pra në vitin 2008, Kryemadhi lidh një kontratë sipërmarrje me kompaninë “Agi-Kons shpk”, për ndërtimin e një pallati në tokën me sipërfaqe 1.900 m2.

 

Sipas kontratës së deklaruar, Kryemadhi do të përfitonte 35 për qind të pallatit. Në vitin 2010, Meta dhe Kryemadhi, blejnë apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k, e njohur ndryshe si vila në Gjirin e Lalzit. Për të përfituar vilën, Meta dhe Kryemadhi thonë se kanë këmbyer sipërfaqen ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33% (më parë 35 %) të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

 

Pra, nga toka që Kryemadhi ka dhënë për pallat, është përfituar pjesë në pallat dhe vila në Gjirin e Lalzit. Në vitin 2014 Kryemadhi deklaron në ILDKP se ka përfituar 13 apartamente nga kontrata me “Agi-Kons shpk”, e cila ka ndërtuar pallate. Bëhet fjalë për 13 apartamente me vlerë 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2. Më pas Kryemadhi ka nisur t’i shesë të gjitha apartamentet.

 

Shitja e apartamenteve

Në vitin 2015 Kryemadhi deklaron likuidim të kontratës së shitjes së apartamentit sipas deklarimit për vitin 2014 me vlerë totale 64 020 euro dhe gjendja e llogarisë ku është bërë hyrje shuma në datën 31 dhjetor 2015 është 60 818 euro. Në vitin 2016 bashkëshortët kanë likuiduar një kredi të mëparshme për blerje apartamenti me vlerë kredie 155 000 euro. Likuidimi është bërë përmes një kontrate shitje apartamenti datë 25. 02. 2016, ku blerësit i është transferuar me zëvendësim detyrimi kreditor. Apartamenti 200 m2 është shitur në shumën 345 000 Euro,

 

ku deklarohet se në vitin 2016 është arkëtuar shuma 100 000 euro. Ndërsa është bërë me dije se do të arkëtohet gjatë vitit në vijim 245 000 euro. Kryemadhi ka shitur një apartament me sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe kanë mbetur për t’u arkëtuar nga të tretë 5 455 euro. Kryemadhi ka shitur apartament me sipërfaqe 166.2 m2, me vlerë shitje, të arkëtuar plotësisht 85 088 euro. Po ashtu ka shitur apartament banimi me sipërfaqe 108.5 m2, vlera e shitjes, e arkëtuar 57 885 euro. Në vitin 2017, Kryemadhi ka shitur një apartament banimi, 101 m2, 55 550 euro. Dhe një tjetër, 166 m2, 58 806 euro.

Deklarimet për vitin 2018

 

Ilir Meta

Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat, 1.319.680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj, 28.409 lekë

Të ardhura neto nga paga në Presidencë, 2.250.183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6.480 euro

 

Të ardhura nga dietat jashtë vendit, 2.340 dollarë

Të ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 85.000 lekë

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42.500 lekë

Overd draft, 133.854 lekë

Monika Kryemadhi

 

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42284 euro arkëtuar 38901 euro.

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arkëtim për këtë kontratë.

Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787171 lekë

Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145000 euro.

 

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57.665 euro.

Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë

 

Overdraft nga banka për Master Card 761 euro

Overddraft nga banka për Viza Cart 2243127 lekë

Fëmijët

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11.940 paund

Deklarimet ndër vite të Metës dhe Kryemadhit

 

Viti 2003

Apartament 2+1 përfituar nga privatizimi, zotëron 25%

Banesë +verandë+lulishte në Golem, 327 m2, me vlerë 60 mijë dollarë dhe zotërim 50%. Marrë me hua bankare.

 

Shlyer kredi, 7580 USD, marrë për shtëpi në Golem

Viti 2006

Shitur banesa në Golem, 300 mijë euro, zotërim 50% Ilir Meta dhe 50 % Monika Kryemadhi

 

Viti 2007

Monika Kryemadhi blerje 500 m2 tokë+200m2 truall, 5 milionë lekë

Viti 2010

Shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135 318 lekë

 

Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro

Burimi, kredi nga Credins Bank 200 000 euro

Pakësim gjendja cash, -200 000 euro

Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli)

 

Viti 2014

Kryemadhi, pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese.

 

Kryemadhi, të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit, 57 798 euro.

Kryemadhi, kontratë shitje e apartamenti të banimit, 64 020 euro.

Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 56 778 euro.

Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 2 336 669 lekë.

 

Kryemadhi, gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.

Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare (në emër të fëmijës), 11 038 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, (në emër të fëmijës), 82 086 lekë.

Kryemadhi, detyrim financiar i shlyer në formën e overdraftit në një bankë të nivelit të dytë, 1 500 000 lekë.

 

Viti 2015

Kryemadhi deklaron likuidim të kontratës së shitjes së apartamentit sipas deklarimit për vitin 2014 me vlerë totale 64 020 euro dhe gjendja e llogarisë ku është bërë hyrje shuma në datën 31 dhjetor 2015 është 60 818 euro.

Viti 2016

 

Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.

Bashkëshortët kanë likuiduar një kredi të mëparshme për blerje apartamenti me vlerë kredie 155 000 euro. Likuidimi është bërë përmes një kontrate shitje apartamenti datë 25. 02. 2016, ku blerësit i është transferuar me zëvendësim detyrimi kreditor. Apartamenti 200 m2 është shitur në shumën 345 000 Euro, ku deklarohet se në vitin 2016 është arkëtuar shuma 100 000 euro. Do të arkëtohet gjatë vitit në vijim 245 000 euro.

 

Kryemadhi ka shitur një apartament me sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe kanë mbetur për tu arkëtuar nga të tretë 5 455 Euro.

 

Kryemadhi ka shitur apartament me sipërfaqe 166.2 m2, me vlerë shitje, te arkëtuar plotësisht 85 088 euro.

Shitur apartament banimi me sipërfaqe 108.5 m2, vlera e shitjes, e arkëtuar 57 885 euro.

Llogari bankare shtuar gjatë 2016 me 174 403 euro.

Viti 2017

 

Paga në Kuvend, 1.720.734 lekë

Paga në Presidencë, 982.830 lekë

Të ardhur atë tjera nga Presidenca, 2.500 euro

Overdraft, 106 954 lekë.

 

Kryemadhi, shitje apartament banimi, 101 m2, 55 550 euro.

Kryemadhi, shitje apartament banimi, 166 m2, 58 806 euro.

Kryemadhi llogari në Credins, shtuar 8 037 lekë.

Kryemadhi llogari në Credins, pakësuar 131 053 euro.

Kryemadhi llogari në Credins 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro.