Kjo është këshilla që Bebe Rexha do t’i jepte vetes kur ishte 16 vjeç

125

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të suksesshme në mbarë botën. Ajo është e vlerësuar falë punës që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Mirëpo, në një intervistë dhënë së fundmi për “Bustle”, Bebe tregon se do t’i jepte këtë këshillë vetes së saj 16-vjeçare:

“Do i thoja vetes të merrte frymë thellë, të jetonte momentin dhe të mos e merrte çdo gjë pranë zemrës.

E kam sforcuar shumë veten. Dhe akoma kështu jam. Por do doja të isha më pak dhe të shijoja momentin. Kam kërkuar shumë prej vetes. Edhe kur isha 16 vjeç, isha e etur, gjithmonë thoja: çfarë kam për të bërë tjetër?

Pse po e bëj këtë? Pse nuk e bëj dot këtë? Do doja ta kisha shijuar më shumë rrugëtimin. Do i thoja vetes të merrja frymë thellë dhe të ngadalësoja”.

Mesa duket dëshira për të arritur majat, e ka lodhur këngëtaren pasi e ka sforcuar shpeshherë veten.