Godet sërish “Mihali i Jugut”, këtë herë Flori Mumajesi dhe Bruno sjellin versionin 3 (video)

173

Këngëtari Flori Mumajesi dhe Bruno kanë risjellë “versionin” 3 të historisë më në zë të momentit të “Mihalit”.

Mihal Kokëdhima u kthye në “trendin” e rrjeteve sociale, kur sulmoi turistët spanjollë, pasi nuk kishin paguar faturën. Ai i ndoqi turistët, madje dhe u hodh nga makina duke i sulmuar.

Ndërsa ditën e sotme historia e “Mihalit” është përsëritur një incident i tillë në Jug të vendit mes dy pronarëve të një hoteli dhe një familje që kishte shkuar për të pushuar.

Fill pas kësaj, kanë qenë këngëtarët, ata që me plot humor kanë sjellë “versionin” e tretë përmes një video të publikuar në Instastory, ku Bruno shihet sipër makinës. “Përsëritet rasti MIhali Jugut version 3”, ka shkruar Flori krahas videos reliazuar në bregdet.