Fjolla Morina në zi, hubm njeriun e shtrenjtë të jetës. Dedikimi prekës

Fjolla Morina ka humbur sot gjyshen e saj të shtrenjtë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në “InstaStory”.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe që mesa duket i ka realizuar së fundmi më të, krahas së cilavë i ka dedikuar dhe një mesazh mjaft emocionues.

“Me kete buzeqeshje do te mbajme mend gjithe jeten! U prehsh ne paqe gjyshja ime e dashur. Ditelindjen tende neser do ta festojme pak me ndryshe. Duart tona te lidhura ne momentet e fundit te jetes tende nuk do t’i harroj kurre”, shkroi Fjolla krahas fotos.

Po ashtu ajo ndau edhe foto nga ditëlindja e fundit që ia kishin festuar gjyshes, duke zbuluar se mosha e saj ishte 95 vjeçe.

Kujtojmë se Fjolla Morina po jeton prej kohësh një histori dashurie me Fisnik Sylën. Lidhja e tyre u zbulua pasi Fjolla u përfshi në telashe me policinë dhe historia e dyshes ka qenë e mbushur me ngjarje në një periudhë shumë të shkurtër.

Teksa Fjolla është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia që nga muaji prill, ajo vazhdon të shijojë në maksimum jetën e saj familjare. Më herët ajo ka publikuar në Instagram një video të vajzës së vogël, Alyah, e cila mëson të kërcejë një kurs baleti.

Të njëjtat pamje ka ndarë në profilin e tij në Instagram edhe Fisnik Syla. Ai ka postuar foto të së voglës dhe ka etiketuar në postim Alyah-n dhe Fjollën shoqëruar me figurën e një zemre të kuqe. Me këtë gjest ai ka treguar publikisht se ka një lidhje shumë të fortë me fëmijët e partneres.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...