Video-Kur Meta përplasej me Berishën/ “Shpërthen” Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi është shfaqur i rebeluar në rrjetet sociale, pas kritikave që ka marrë në lidhje me votën pro për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

 

Me anë të një video ai ka risjellë në vëmendje përplasjes mes Ilir Metës, Presidentit të sotëm dhe Sali Berishës në kohën që ai drejtonte Opozitën.

 

Murrizi ka kujtuar kohën kur Berisha kërkonte dorëheqjen e Ilir Metës.

 

“Kjo video është një kujtesë dhe një përgjigje për çdo fundërrinë që shfaqet si mender demokrat nëpër studio tv dhe një realitet i betejës parlamantare 2013-2017 të opozitës me mazhorancën e aleancës së qelbësirave të Gjirit të Lalzit

 

Është një pështymë në fytyrën e çdo vemje të sotëm, pa moral, pa dinjitet, pa karakter, që bën sikur është indinjuar nga vota ime pro shkarkimit të Metës, që nuk dha dorëheqjen kur ja kërkonte Berisha”, shkruan Murrizi teksa publikon dhe videon në rrjetet sociale.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...