“Mbylle se ma shpife! Plaç në vend”, sherr në emisionin e Bieta Sulos

Ditën e sotme në emisionin e Bieta Sulos u komentua sherri i bujshëm mes 4 të rinjve në Shëngjin, përplasje e cila thuhet se nisi për një vajzë.

Opinionisti Elton Sarasela tha se e gjithë ngjarja nuk është e jashtëzakonshme për shqiptarët, madje sipas tij, kjo situatë është dramatizuar më shumë seç duhet.

“Me hamendësim them se kanë luajtur gabim vajzat. “Molla e sherrit” vajzat janë, vajzat nuk kanë luajtur bukur me djemtë dhe çunat janë prekur në sedër. Një vajzë e zgjuar mund ta shmangte sherrin”, u shpreh Eltoni, deklaratë kjo që nuk kishte si të mos ngjallte debate të forta.

Zhaklinë Lekatari ishte e para që e kundërshtoi, duke e cilësuar të prapambetur dhe disiformues mendimin e tij.

E ndërsa debati vijoi, erdhi një moment kur mes tyre “ u ndezën gjakrat”.

“Po mbylle mo burrë se s’ të dëgjoj dot më në këtë histori. S’ do të lë të flasësh, s’ të duroj dot më se po jep disinformacion”, tha Zhaku.

“Zhaku po s’dëgjove, mbylli veshët. Unë jap mendimin tim, po s’duron dot, plas në vend”, ia ktheu Eltoni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...