Manastirliu jep lajmin/ Ja çfarë po ndodh në Spitalin Infektiv

130

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë sot, në lidhje me betejen kundër Covid-19.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se rastet ditore vijonë të ulen, ndërsa në Spitalin Infektiv aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar.

 

“#Covid19/ Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë

 

#ShqipëriaBuzëqesh”-shkruan Manastirliu.