Lajm super i mirë/ Covidi duket drejt fundit në Shqipëri, vetëm një rast me COVID në 24 orët e fundit, humb jetën 83-vjeçari

Fronti i luftës kundër COVID ka regjistruar sot një tjetër fitore.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është regjistruar vetëm një rast i ri me COVID nga 1542 testime të kryera në total. Është fjala për një qytetar nga Shkodra.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë. Një 83-vjeçar nga Tepelena i cili po merrte trajtim mjekësor në spital nuk e ka fituar dot betejën me këtë sëmundje.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...