41 gradë, kulmi në mesjavë: “Ferri” afrikan pushton Shqipërinë

I nxehti afrikan ka përfshirë vendin tonë duke sjellë temperatura nga 40 në 41 gradë celsius.

 

Meteorologa, Adiola Bami bën me dije se kryefjala e kësaj jave do të jetë mot i kthjellë dhe temperaturat e larta duke filluar nga e marta e pas.

 

Ndër të tjera ajo bën me dije se të njëjtat masa ajrore do të jenë të pranishme dhe në vendet e rajonit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

 

“Kjo javë ka nisur e nxehtë në të gjithë territorin shqiptar, pasi dhe temperaturat e natës dhe të mëngjesit kanë qenë të larta. Në zonat malore termometri ka shënuar 13 gradë celsius. Ndërsa gjatë mesditës termometri pritet që të shënojë temperaturat 36 gradë Celsius.

 

E marta dhe në vijim do të sjellë një rritje të vlerave termike, duke bërë që nga e mërkura e pas temperaturat do të arrijnë në 40-41 gradë celsius. Nga e marta e në vijim vendi do të jetë në mbizotërimin e motit me diell dhe temperaturave të larta.

 

Edhe fundjava mbetet me vlera të larta termika. Pjesa më e madhe e territorit të sotëm do të mbetet nën masat ajrore me kthjellime dhe me vranësira ndërsa në zonën veriore dhe verilindore priten dhe reshje shiu.

 

Gjithashtu të njëjtat kushte atmosferike do të jenë dhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Bami.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...