Zbulohet surprzia e Visjanit, ja detajet e bashkëpunimit me reperin e njohur. Kënga del për pak ditë

Visjan Ukcenaj përpos aktrimit, ka treguar që është i talentuar edhe në rep.

Ukcenaj ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Meriton Ademi. “A je” titullohet kënga e cila do të lancohet më 23 qershor.

Visjani dhe Meritoni kanë qenë të ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” në ABC me Jonida Shehun për të folur pikërisht sesi lindi ky bashkëpunim.

Meritoni ka zbuluar se ka qenë ai që e ka ftuar Visjanin në këtë bashkëpunim dhe se kjo këngë do të jetë ndryshe zhanrit të tij.

“Kjo është këngë e albumit tim dhe kam shprehur dëshirën për të ftuar Visjanin, i cili përveçse një aktor shumë i mirë, është edhe një reper shumë i mirë. Jam në një rrymë që se kam bërë më përpara, është më ndryshe nga çfarë unë bëj”, është shprehur Meriton Ademi.

Visjani dhe Meritoni kanë kënduar në Soiree duke krijuar një super atmosferë duke bërë freestyle, të cilëve ju është bashkuar edhe Meriton Mjekiqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...