U tha që u hap kufiri, po grekët po tallen me shqiptarët: Sot mbyllet Kapshtica, vetëm këta persona kanë kaluar

Greqia vijon të aplikojë rregulla dhe qëndrime të ndyshme sa i takon hyrjes së shqiptarëve drejt vendit fqinj, ku ndryshe nga sa u tha dje, Kapshtica mbetet e mbyllur

Në këtë pikë të kalimit kufitar, lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonale, në përputhje me rregullat që kanë qenë në fuqi sa i takon testit negativ të antigjenit apo aplikimit të dy dozave të vak sinës. Numri maksimal i personave që lejohet të kalojnë në këtë pikë kufitare është 400.

Ndërkohë që sa i takon Kakavijës, gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj raporton se situata është e qetë, ku lejohet të kalojnë dhe persona për qëllime familjare apo turistike, me kushtin që të kenë plotësuar formularin Plf, të kenë një test negativ të Covid, të kryer në 72 orët e fundit, ose të kenë marrë dy doza të vaksinës.

Sa i takon va ksinave që njihen nga Greqia, ato përfshijnë edhe va ksinën kineze apo ruse, që nuk janë miratuar ende zyrtarisht nga EMA.

Në një komunikim për Fax News, drejtoria e Migracionit nuk di të japë një shpjegim për situatën që po ndodh në Kapshticë, ndërsa thotë se këto kufizime pritet që të jenë në fuqi deri në datën 28, kur do të hiqen dhe kuotat ditore të lejimit të lëvizjes, por jo kushtet e përmendura më sipër.

“Kakavija është e hapur derimë tani për turizëm, në Kapshticë do të kalojnë vetëm punëtoreët sezonalë. Turistët që duan të shkojnë në Greqi, duhet të kalojnë vetëm përmes Kakavijës”, shprehet Drejroria e Migracionit dhe Kufirit.

Mbetet e paqartë se pse qeveria greke i ndryshon rregullat për shqiptarët nga njëra ditë në tjetrën, sa kohë që vendi fqinj është i hapur për të gjitha shtetet e tjera të rajonit. Në shumë raste, shqiptarë që kanë nevoja urgjente për të shkuar drejt Greqisë, zgjedhin që të udhëtojnë nga Maqedonia për të hyrë në shtetin grek, sa kohë që pikat tona të kalimit kufitar vijojnë të mbeten pjesërisht të mbyllura

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...