“Shihemi në Gjyq” nis me tone të ashpra: Eduardi e quan vëllain monstër, nuk do ta shohë me sy…

93

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë të ftuar Eduardi dhe Gramozi, dy vëllezër të cilët prej vitesh kanë probleme me njëri-tjetrin dhe konflikte.

Para shumë vitesh Eduardi ka marrë një kredi në emër të tij për Gramozin dhe kjo kredi nuk është paguar ende.

Nga 15 milionë Lekë që kanë marrë kredi, tani shuma nga përqindjet ka shkuar 30 milionë. Eduardi tregon se banka kontakton me të dhe i kërkon të paguajë kredinë, ndryshe do i marrë pronat.

Ai e ka sjellë Gramozin që të paguajë kredinë dhe ai të jetë i qetë sepse ia ka shkatërruar familjen.