Antigona Ramosaj flet për bashkëshortin e ndjerë dhe a e ka menduar të njohë dikë tjetër

Moderatori Ardit Gjebrea, gjatë rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, ka pyetur Antigona Ramosaj për bashkëshortin e saj të ndjerë, si u njoh me të dhe sa të vështirë e ka pasur jetën si nënë e vetme e Albanit dhe Beatrix.

Ajo ka treguar edhe momentet e saj më të vështira dhe se ka bërë shumë sakrifica që të rrisë fëmijët e saj sa më mirë dhe sa më të edukuar.

Ardit Gjebrea: Ju jetoni të tre bashkë, kur jeni larguar nga Kosova?

Antigona Ramosaj: Kur isha 16 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po babai i Albanit dhe Triksës?

Antigona Ramosaj: Unë atë e njoha sa isha në Gjermani. Isha tek dajat e mi, kishin një restorant të vogël dhe punoja si vajzë dhe një herë a dy herë e kam parë që ka ardhur për darkë dhe më thotë daja im, të kemi fejuar se ai djali shumë i mirë. I thashë po si më keni fejuar, ndërkohë që unë nuk e njihja fare. Por kam qenë shumë me fat sepse ka qenë shumë i mirë.

Ardit Gjebrea: Sa vite ka që është ndarë nga jeta?

Antigona Ramosaj: 11 vite.

Ardit Gjebrea: Dhe ju në asnjë moment nuk menduat që të shihnit jetën me dikë tjetër, por iu dedikuat fëmijëve?

Antigona Ramosaj: Nuk e mendova, ia dedikova fëmijëve, ishte ajo gjëja që doja më së shumti në jetë dhe më vjen keq ndonjëherë nëse s’kam bërë ndonjëherë aq sa duhet për këta, por jam munduar me shpirt që mos i mungojë asnjë gjë. Se një femër vetëm pa mbështetje është e vështirë sidomos në këto kohë që po jetojmë, jam munduar me shumë sakrificë që të mbaj dhe dy turne që këtyre të dyve të mos i mungojë asnjë gjë.

Jam shumë e lumtur që u rritën, u edukuan, e morën rrugën e vetë, jam shumë e lumtur dhe do i mbështes sa të kem jetë.

Ardit Gjebrea: Ka qenë një moment kur ke thënë, nuk mundem, dorëzohem?

Antigona Ramosaj: Një moment ka qenë kur kam qenë shumë e sëmurë dhe gati një vit a më shumë i ka marrë Albëria dhe është kujdesur shumë. Pa Albërinë dhe nënën time unë nuk do kisha arritur dot këtu ku jam, i kam pasur krahë të fortë, ja di shumë për nder se çfarë kanë bërë për mua.

Antigona tregon se momenti më i vështirë ishte kur u nda bashkëshorti nga jeta dhe asaj iu desh të vinte me dy fëmijët në Shqipëri, duhet të punonte dy turne, por të dy kanë qenë shumë të urtë dhe të edukuar dhe ia kanë bërë jetën asaj më të lehtë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...