Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi nxjerrin hitet e tyre në të njëjtën ditë, nuk mungojnë…

Ndërkohë që fansat prisnin një projekt mes Flori Mumajesit dhe Alban Skënderaj, dyshja ka vetëm një bashkëpunim për momentin, postimet për këngët e njëri-tjetrit me shumë humor!

Ky i fundit publikoi dje bashkëpunimin me Elgit Dodën, “Parajsa ime 2”, ndërkohë që “Threedots” lançuan këngën me videoklip “Nina”. Mediat shkruajnë sikur Flori dhe Albani janë rivalë në muzikë, por në fakt ata janë miq shumë të mirë. Me shaka, artistët në “konkurrencë” me njëri-tjetrin për projektet e reja kanë nisur “thumbat” në rrjete sociale.

Ka qenë kantautori i “Threedots” ai i cili ka treguar mbështetjen e tij i pari për Albanin duke ndarë në InstaStory nga Youtube “Parajsa ime 2” teksa shkruan: “Ja njeriu i mirë e poston…Urime sfidues”. Ndërkohë, me humor i ka mbuluar atij emrin me një zhgarravinë të zezë.

Pas kësaj nuk ka munguar as “kundërpërgjigjia” e Albanit. Ai ka postuar gjithashtu në story këngën e Florit, Klajdit dhe Brunos, “Nina”, dhe shkruan:” Eh ç’më gjeti! Më shumë për çunat se për ty…”. Këngëtari më pas ka fshirë me kryq emrin e Florit dhe e ka etiketuar me shkrim më të vogël se djemtë e tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që Albani dhe Flori bëjnë shaka me njëri-tjetrin në rrjete sociale, pasi shpesh herë kanë ironizuar mediat që kanë shkruar më parë se ata janë “kundërshtarë” në tregun muzikor. /News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...