Dy këngëtaret shqiptare janë kushërira, por nuk flasin me njëra-tjetrën?

Edita Sopjani gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka folur për planet e saj të martesës dhe jetesën e re në Gjermani.

Gjatë intervistës për “Express Rozë”, këngëtarja nga Kosova u pyet gjithashtu dhe për raportin me Adelina Berishën, kushërirën e parë.

Shpeshherë në media është përfolur se Edita nuk gëzon një raport të mirë me Adelinën pasi asnjëherë nuk janë parë bashkë. Por si qëndron e vërteta? “Nuk është e vërtetë që nuk kemi raporte të mira, jemi familjare, nganjëherë dhe motra me motrën dallon dhe nuk është se përshtatet në mënyrën më e mirë për me qenë shoqe të zemrës.

Kjo është e gjitha. Njerëzit na komentojnë, por ajo vjen tek unë dhe shkoj tek ajo dhe nuk kemi ku e çojmë njëra-tjetrën. Kemi raporte të mira por ndoshta jo më të mirat në botë.“, tha Edita duke nënkuptuar se gjërat mes tyre nuk janë dhe aq mirë. Por a do të jetë Adelina pjesë e dasmës së saj që do të mbahet në Korrik?

“Patjetër. Ajo momentalisht ka udhëtuar në Amerikë dhe besoj se nëse është këtu, patjetër që do të jetë. Ftesën e ka, mbetet tek ajo nëse do të vijë si çdo mysafir tjetër.”, tha Edita.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...