Vjen i nxehti afrikan, mësoni si do të jenë temperaturat sot dhe në fundjavë në Shqipëri

88

Shqipëria përgjatë ditës së sotme dhe fundjavës do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

 

Moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 19 deri në 27 °C.

 

Të shtunën do të mbajë mot i nxehtë, pothuajse i kthjellët përgjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 19 deri në 28 °C.

 

Mot i nxehtë, i kthjellët e me diell e përgjatë viseve malore mundësi për rrebeshe shiu pritet të mbajë ditën e diel. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 21 deri në 30 °C.