Si është të jesh gruaja e kryeministrit? Linda Rama: Nuk kam roje sigurie. Kur iki jashtë me Edin, i paguaj vetë të gjitha

131

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama është sot në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, në intervistën e saj të fundit, pasi njoftoi largimin nga ekrani.

Tare e pyeti se si është të jesh gruaja e një kryeministri, ndërsa Linda Rama tha se nuk është aspak e lehtë, pasi shumë herë të veshin gjëra që ti nuk i ke dhe të bëjnë akuza pa bazë, kosto këto që duhen marrë parasysh.

Ajo tha “Ilva Now” se vetë ka zgjedhur që të heq dorë nga disa gjëra, siç është stafi i shërbimit në shtëpinë e tyre apo roja i sigurisë dhe shoferi.

Linda tha se makinës i jep vetë, madje e përshkroi si një nga momentet më të bukura pasi udhëton me Zahon dhe bëjnë biseda mes tyre.

Lidhur me privilegjet që mund të ketë bashkëshortja e kryeministrit, Linda tha se ajo sa herë dëshiron ta shoqërojë Edin jashtë shtetit pa protokoll, i paguan të gjitha shpenzimet vetë.