Për Çimin po bëhet sherr në “Përputhen +40”, Lindita e përqafon, Stela nxjerr bisedat: Po të jetë burrë tregon atë që ka folur…

113

Në mes të diskutimeve në “Përputhen +40”, Lindita është ngritur nga karrigia për t’i dhënë një përqafim Çimit, i cili duket se po tërhiqet nga Stela. Stela u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e tij dhe tha se po të jetë burrë, do të tregojë ndjenjat e tij të vërteta dhe atë që ka thënë për Linditën.

 

Lindita: Ndjen për mua por nuk do ta pranosh.

 

Stela: Shoh si rrezik Çimin dhe kam bërë mirë që kam mbajtur distancën. Mbaj mend Arjanin që tha ke frikë se humbet. Ka raste në jetë që kjo humbje qenka frytdhënëse. Nuk e mendoja që do reagonte kështu. Po të jetë burrë, do të tregojë atë që ka ndjerë për mua dhe që ka folur për Linditën. Unë kjo jam, po të pëlqeja, kjo jam.

 

Lindita: Duhet të ndryshosh. Tani po mendoj, më mirë t’i bëj frena Linditës.

 

Linda: Kështu i bie që janë për servis të gjithë. Çimi duhet të bëjë një analizë për veten se çfarë pëlqen.