Pas vendimit të DASH, Berisha i fryn zjarrit të protestave, shton presionet ndaj Bashës dhe mobilizon ish-deputetët

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur person “non grata” ka vënë në lëvizje ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit duke e ditur se përmes lobimeve dhe gjyqit në Francë nuk do të triumfojë dot mbi amerikanët, ka filluar t’i fryjë zjar it të protestave.

 

Fillimisht pas shpalljes “non grata” nga DASH, Berisha nisi sulmet ndaj Edi Ramës, Sorosit dhe SHBA, duke i akuzuar si pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar, për shkak se sipas tij, kishte manifestuar qëllime patriotike në mbrojtje të hapësirës shqiptare në Ballkan. Ndërkohë ditët e fundit ish-kryeministri ka shfaqur ambicien për t’u rikthyer në krye të PD, teksa në llogarinë e tij në “Facebook” hedh foto nga koha kur ka qenë kreu i Partisë Demokratike dhe momente nga protestat antiqeveritare.

 

Përmes këtyre presioneve në rritje ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha se do i marrë PD-në dhe kërcënimeve të vazhdueshme për destabilitet, Berisha duket sikur kërkon një garanci për t’i shpëtuar ndëshkimit të amerikanëve dhe SPAK-ut.

 

Berisha i fryn zjar it të protestave

Por mundësia për të fituar gjyqin ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken thuajse është zero, kështu që ish-kryeministri Sali Berisha po i fryn zjar it të protestave dhe po i mëshon rikthimit në krye të Partisë Demokratike, me shpresën se do të jetë person i paprekshëm. Vetë Berisha herë pas here ka bërë thirrje për revolta, ndërsa krah tij janë rreshtuar edhe ish-deputetët demokratë, të cilët gjithashtu kërkojnë që qytetarët të ngrihen në protesta kundër qeverisë “Rama”.

 

Sinjali më i freskët ka ndodhur dje, ku ish-kryeministri Berisha ka postuar një foto, teksa shihet që është në mes të protestuesve. “Flet vetë! Sb”, shkruan Berisha, krah fotosh në llogarinë e tij në “Facebook”. Mirëpo mes komenteve të shumta të qytetarëve, rra në sy fakti se ka edhe ish-deputetë demokratë që mbështesin kauzën e Berishës.

 

Njëra prej tyre është ish-deputetja Albina Deda, e cila shkruan se pajtohet me Berishën dhe se sipas saj, ka ardhur koha që qytetarët të dalin në revolta kundër qeverisë “Rama”. “Ti mbushim sheshet doktor! Përballë një opozite të bashkuar dhe të vendosur Edvini numëron orët”, shkruan ish-deputetja demokrate, Albina Deda. Megjithatë, zonja Deda nuk është e vetmja, pasi thirrje për protesta ka bërë edhe ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja.

 

Ky i fundit pak ditë më parë postoi një reagim të fortë në rrjetet sociale, ndërsa mes të tjerash shkruante se diktatorët rrëzohen në shesh përmes protestave. “Diktaturat rrëzohen në shesh! Do rri dhe unë, në qofshin me mijëra. Dhe me njëqind qëndroj, më fort se sa Shila; Në qëndrofshin dhjetë, do jem i dhjeti; Dhe një në qëndroftë, do jem i vetmi”, shkruan Sakja.

 

Pra, përveçse po i fryn zjar it të protestave, ish-kryeministri Berisha duket se po mobilizon edhe njerëzit e vet, të cilët janë rreshtuar krah tij dhe mbështesin kauzën e tij. Kjo do të thotë se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të rikthehet në krye të Partisë Demokratike dhe çojë vendin drejt protestave, pasi ka frikë nga bugu pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili në 19 maj e shpalli person “non grata”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...