Një ëndërr që bëhet realitet në Shqipëri. Mjekët e shqiptar bëjnë ndërhyrjen e rrallë, i shpëtojnë jetën foshnjës 3 ditëshe

Një operacion i rrallë në zemër te një bebe e porsalindur është kryer në ambjentet e QSUT-së.

Ka qenë doktori, Altin Veshti i cili ka bërë me dije se kjo ndërhyrje e vështirë kirurgjikale ka përfunduar me sukses falë ndihmës së kolegëve të tij.

Teksa, nuk ka nguruar ti falenderojë këta të fundit për asistimin e bërë gjatë këtij operacioni, i cili sipas mjekut është një dedikim për profesorin e ndjerë që e mësoi të kryente ndërhyrje të komplikuara në zemër.

“Nje dedikim per Profesorin tim Aldo Castañeda (Boston children’s Hospital, UNICAR) i cili vdiq nje muaj me pare, pionier i Kardiokirurgjise nga i cili mesova te operoj Traspozicionin e Arterieve te medha. Nderhyrja me e komplikuar ne zemer.

Nje BRAVO e madhe per trajtimin e Traspozicionit te Eneve te Medha te Zemres me difekt interventrikolar dhe difekt interatrial ne Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë si ne qendrat e medha terziare ne bote,

EKIPIT TE MATERNITETIT Suogj Mbreteresha Geraldine , ekipit te Kardiokirurgjise dhe Pediatrise. Per here te pare ne kryhet procedura hemodinamike e RASHKIND ne nje femije 3 ditesh nga mjeket Dr Saimir Kuçi Dr. Alfred Ibrahimi Dr. Aurel F. Demiraj

Dr. Albert Koja duke stabilizuar bebin dhe duke rritur oksigjenin ne gjak nga 60 ne 80 % dhe per ta operuar ne moshen 9 DITESH nga Prof. Altin Veshti dhe Prof. Arben Baboci anestezistet Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi. Kjo eshte nje enderr e sjelle nga Padova, Guatemala, Boston e bere realitet ne Shqiperi. Deshira e mire, besimi dhe profesionalizmi i gjithe kolegeve e beri te mundur. Flm”, shkruan Veshti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...