Largohen nga puna 1 mijë specializantë që u rekrutuan gjatë virusit

119

1 mijë mjekë specializantë të cilët u rekrutuan me kontrata të përkohshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar situatën e Covid-19 do të largohen nga puna.

Urdhri u komunikua operatorëve të shërbimit të kujdesit shëndetësor në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.

Mjekët që ndjekin ende studimet universitare do të largohen pas lehtësimit të situatës së koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë kërkon ndërprerjen e kontratave dhe nisjen e aplikimeve për mjekët e rinj të cilët kanë përfunduar arsimimin.

Sipas urdhrit, Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) duhet të informojnë drejtorinë qendore në lidhje me vendet e lira të krijuara pas largimit të specializantëve. Vendet e lira njoftohen në nënseksionin “Mjekë për Shqipërinë”.