“Largësia ka probleme” Nuk do jetë më deputete, Rudina Hajdari flet për krizën me bashkëshortin

250

Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit ku nuk arriti të merrte një mandat, deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari udhëtoi drejt Amerikës për të takuar vajzën e saj.

Mediat aluduan asokohe se ajo ka patur dhe një krizë me bashkëshortin.

Ndërkohë së fundmi Hajdari ka folur për marrëdhënien e tyre duke thënë se largësia sjell gjithmonë probleme.

Megjithatë ajo shtoi se poi a dalin shumë mirë që të ruajnë raportin për hir të vajzës.

“Kisha vajzën prej 3 muajsh në Amerikë dhe ika pas zgjedhjeve të 25 prillit se më kishte marrë malli. Ndër të tjera kisha dhe takime pune.

Bashkëshortin jam munduar ta mbaj sa më larg syrit publik, se ai ka vendosur që të mos jetë pjesë e kësaj dhe jam munduar t’ia plotësoj këtë dëshirë. Nga ana tjetër, mundohem të jem sa më transparente me publikun dhe kemi raport të mirë.

Këto katër vite e kemi pasur të vështirë raportin, por e rëndësishme është vajza. Ia dalim shumë mirë për këtë gjë, kështu që është një proces.

Nuk do të doja të jepja një detaj ku ai apo vajza ime të mos ndiheshin mirë. Mundohem sa më shumë ta ruaj privatësinë, por është e vetëkuptueshme që kur jeton në largësi, ka probleme. Do qëndroj në Shqipëri dhe do e shfrytëzojmë për të shkuar në brigjet shqiptare. Jam munduar të shpenzoj kohë me vajzën që kur jam kthyer.”