Do të bëhet baba për herë të dytë, këngëtarin shqiptar e ka zënë një “hall” i madh

Këngëtari i njohur i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka do të bëhet baba për herë të dytë. Këtë lajm e dha vetë artisti disa javë më parë në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku tregoi se do të bëhet babai i një djali.

 

“Është një ndjenjë e veçantë. Por gjininë e kemi zbuluar, është djalë”, tha këngëtari teksa po fliste për familjen.

 

Ndërkohë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, Besniku nuk hezitoi të rrëfente diçka më tepër rreth zgjerimit të familjes së tij, kur pritet të lindë bebja, e cila është bërë e ditur se do të jetë djalë, si edhe emrin.

 

Besniku zbuloi se fëmijë do të lindë në muajin shtator. Ndërsa sa i përket emrit tha se për momentin e kanë pak problem, sepse po përpiqen familjarisht të zgjedhin një emër të mirë. Besniku u shpreh se me vajzën e kishte shumë më të lehtë, ndërsa për djalin nuk ka as shumë ide.

 

“Me vajza e kemi patur si më të lehtë, madje i kam thënë bashkëshortes që për djem e kam pak më të vështirë se nuk kam as shumë ide. Tani kemi bërë një listë me shumë emra dhe do shohim si do vendosim”, tha Besniku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...