Zbulohet një tjetër këngë e Ergi Dinit, flet babai: Event ngushëllues për ne

Para disa vitesh, fituesi i “X Factor Albania 3”, Ergi Dini, humbi jetën në një aksident tragjik në moshën 22-vjeçare. Një talent i spikatur për zërin e tij që padyshim do të kishte patur sukses të madh, por që ka lënë pas gjurmët e krijimtarisë së tij.

 

Në demot e tij muzikore gjenden 7 këngë të kompozuara dhe kënduara nga Ergi, të cilat motra e tij Barbana Dini dhe i ati, Dashamir Dini, po kujdesen që t’i publikojnë si një amanet të fundit të tij.

 

Para dy vitesh, ata publikuan këngën “Ku je” në ditëlindjen e Ergit, ndërsa sot, babai i tij prezantoi një tjetër nga këngët e papublikuara të regjistruar në Shtator të vitit 2016, dy muaj përpara se Ergi të ndahej nga jeta.

 

Rudina Magjistari: Duket sikur na e risjell kënga Ergin sërish mes nesh.

Dashamir Dini: Po, faktikisht për ne është një event ngushëllues. Është një këngë që ne e gjetëm vonë, ajo është prodhuar në 2016, nga Shtatori, kur përgatitej ndërkohë ai deshi të kapte verën, se është këngë verore, tip diskoje, është një këngë shpërthyese. Tendenca e Ergit ishte gjithnjë të eksperimentonte gjëra të reja, të ikte nga ritmi i drejtë. Ai ka aplikuar këtu një ndërthurje mes kantos dhe repit, mes ritmit dhe kundër ritmit, është një këngë interesante. Kulti është dashuria, sigurisht, ka dhe një ekstazë rinore brenda saj. Siç thotë edhe ai, “dashuria që të dhuron një femër është si një festë e bukur, e gëzueshme”.

 

Rudina Magjistari: Ai e kishte regjistruar dhe e kishte në studio?

Dashamir Dini: Si zë e kishte hedhur, e kishte mbyllur. E kishte edhe një këngë ekuivalente me këtë bazë muzikore, me këtë ritëm që e kishte trajtuar si baladë. Është shumë e bukur edhe ajo, por nuk e mbylli sepse nuk kishte vokalet mbështetëse, megjithatë ne do ta lançojmë për kuriozitetin.

 

Rudina Magjistari: Mund të sillet edhe ajo, pra ka mundësi?

Dashamir Dini: Po, sillet se është shumë romantike, është e kundërta e kësaj, po e njëjta, e glorifikuar le të themi, por këtu janë hallet e dashurisë në pjesën e dytë. “Killed” titullohet kënga e dytë, është një baladë shumë e bukur, edhe aty ka rep, por edhe këndim. Them se të dyja provojnë aftësinë dhe talentin e tij me të njëjtën bazë muzikore, me të njëjtin ritëm.

 

Rudina Magjistari: Ju e keni shoqëruar edhe me videoklip këngën. Si e përgatitët videoklipin?

Dashamir Dini: Këto na kanë penguar në fakt. Jemi përpjekur që në mungesë të Ergit ta sjellim me animacion, nuk ishte asnjëri i specializuar në atë mënyrë. Kemi kërkuar variante të ndryshme, por një mik imi shumë i talentuar, mori nga “X Factor” dhe u përpoq të sinkronizonte e adaptonte sa të mundej që kënga të vishej e të përçonte një lloj emocioni me pamjet e Ergit. /tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...