“Më fal, po ti kush je”/ Roja nuk njeh Cristiano Ronaldo-n në stadium, i kërkon kartën e identitetit

139

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më tepër në qendër të vëmendjes. Duket se kështu e ka nisur edhe Kampionatin Europian.

Jo vetëm për dy golëshin e tij përballë Hungarisë, ku thyu 3 rekorde në një ndeshje të vetme, por edhe me gjestet që ai bën.

Para pak ditësh, ka bëre bujë një veprim i tij ku në tavolinën e konferencës për shtyp hoqi shishet e Coca Cola-s që janë dhe sponsori i këtij Europiani.

“Pini ujë”, tha portugezi teksa fshehu shishet e pijes së famshme. Një tjetër detaj ka ndodhur me të. Roja i sigurisë së stadiumit nuk e ka njohur dhe i ka kërkuar mjet identifikimi.