Linda Rama tregon se kush e ka “timonin” në shtëpi, përlotet kur i përmendin…

147

Për herë të parë bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama do të në një intervistë publike përballë gazetares Ilva Tare. Si rrallë Linda Rama do të flasë për vendimarrjet në familjen kryeministrore, debatet dhe për politikën.

Një një pjesë të publikuar nga “euroneës” shihen disa momente nga intervista që do të jepet e plotë të premten. Në një pjesë bashkëshortja e kryeministrit shihet me lot në sy, teksa flet për Anetën, nënën e Edi Ramës, e cila është ndarë nga jeta disa muaj më parë.

“Për të respektuar vullnetin e njerëzve, ata kanë zgjedhur Edin që të jetë protagonist. E dija që kosa e egër nuk do më kursente as mua. Statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilegje.

Jam Linda që ka qenë gjithmonë, kam dhe unë të drejtë timoni. Edi është debatues i vështirë, nuk heq dorë as unë, më pas ai reflekton. Asnjëherë nuk kemi fituar një fitore të zgjedhjeve të Edit.

Në politikë është një privilegj për të bërë punë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që klasa politike në Shqipëri nuk arrin të dakordëset për axhendën kombëatre. Mamaja e Edit na kishte bindur që nuk do të largohej kurrë, ajo ishte shumë indiferente ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushimin e saj”- thotë Linda ndër të tjera.