Çani zbulon prapaskenat e forta, si ndikoi Sali Berisha në largimin e Gramoz Ruçit nga Partia Socialiste

350

Gazetari Arian Çani ka treguar arsyet e vërteta përse Gramoz Ruçi u largua nga Partia Socialiste.

 

Çani shprehet se fuqia e Ruçit në PS ka qenë e madhe, por në tryezat ku mblidheshin dhe jo publike. Largimi i tij sipas gazetarit bëri lajm për shkak se PS përpiqet të tregojë kontrastin duke e krahasuar me Berishën i cili kërkon të rikthehet.

 

“E ndoqa dhe unë këtë lajm dhe përtej emocioneve dhe lotëve që sa nuk ranë nga faqet e njerëzve aty unë them ta shohim më ftohtë këtë histori. Ai ka qenë një figurë e rëndësishme në PS, por ishte një personazh jo transparent.

 

Fuqia e tij ishte jo publike, por në tryezat kur mblidheshin. Meritat e tij në parti kanë qenë të vyera. Ruçi nuk synonte asnjëherë vendin e parë dhe si të rrish tre vjet si të rrish dhjetë vjet. Ruçi nuk kishte ambicie për të qenë numri një.

 

Ai nuk rrezikonte asnjë kryetar. Surprizë apo i vonuar për mua është e njëjta gjë sepse ishte në vendin e vet dhe pa kërcënuar askënd. Bëri lajm sepse Berisha kërkon rikthim dhe këta duan të tregojnë kontrastin. Por për mua nuk vlen krahasimi sepse Berisha nuk është Ruçi dhe Ruçi nuk është Berisha”, tha Çani MCN TV.