Babai i Ergi Dinit përlotet në studio ,’Ndihem i çliruar’

Dashamir Dini, babai i artistit të ndjerë, Ergi Dinit, ishte i ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan ku u përlot teksa fliste për të birin që kishte një të ardhme shumë premtuese.

 

Ai i ka lënë një trashëgimi për të cilën ai dhe vajza, Barbana, po kujdesen që të mos humbasë. Këngët e fundit të Ergit janë një lamanet për ta që e ndiejnë si detyrim për t’i dhënë jetë.

 

“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar.

 

Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm prandaj edhe kujtohet”, u shpreh Dashamir Dini.

 

Rudina Magjistari: Si ndjeheni ju tani që i realizuat këto këngë të Ergit?

 

Dashamir Dini: Unë ndiej një lloj çlirimi sepse kam bërë aq sa kam mundur për ta realizuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...