Aktorja e njohur turke qenka e fejuara e këngëtarit shqiptar që bëri namin në “Top Fest”

Këngëtari Bertan Asllani ka vite që është shpërngulur në Turqi, shkruan Express. Përveç me muzikë, Bertani ka nisur atje karrierën edhe në aktrim.

Madje, atje ai ka gjetur edhe dashurinë e jetës. Ai ka kohë që është në lidhje me aktoren e njohur turke Hazall Senel, e cila sot feston ditëlindjen. Madje, vitin e kaluar ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

Në këtë ditë të veçantë, s’ka munguar as urimi i Bertanit. Ai ka publikuar një foto me të në Instagram, duke e uruar për ditëlindje. “Urime ditëlindjen për ty e dashura ime. Për shumë vite të tjera që do të kalojmë bashkë”, ka shkruar Bertani.

Hazall Senel është e njohur për publikun kosovar me rolin e “Sirin”, në serialin “Mos ma lësho dorën (Elimi Birakma)./Gazeta Express

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...