Turistët e huaj “të lemeritur” nga shërbimi në Vlorë: Në faturë, paguam “shërbime të tjera” vetëm se kamarieri solli një gotë, sikur punonte me naftë (FOTO)

Dy turistë të huaj janë larguar “të lemeritur” nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit. Ata kanë drekuar dje dhe kur kanë kërkuar faturën për të bërë pagesën, kanë parë aty mes produkteve që kishin konsumuar dhe “shërbime të tjera”.

 

Kështu, ua kishte shënuar lokali “Qendra e Peshkimit Oriku SHPK” në faturë dy turistëve të huaj, shkruan newsbomb.al. Por, çfarë janë “shërbimet e tjera”? Madje në faturë si pagesë e veçantë është dhe “shërbim tavoline”.

 

“Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri”, janë shprehur dy turistët e huaj, pas përvojës në Vlorë.

 

Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë lokal, në jug të vendit, pasi edhe vitin e kaluar turitët e huaj kanë publikuar në rrjetet sociale ku bëhet promovimi i turizmit, “faturat e çuditshme” të subjektit “Qendra e Peshkimit Oriku SHPK”.

 

Pra, nëse shkon në këtë lokal dhe teksa je duke ngrënë kërkon një pjatë më tepër apo një gotë për ujë, duhet të mendohesh mirë sepse këto kanë kosto dhe të llogariten në fund, në faturë, si “shërbime të tjera” dhe “shërbim në tavolinë”.

 

Duke parë rastin, kërkoni çfarë ju duhet që në fillim kur bëni porosinë, se në fund ku i dihet, “shërbimi në tavolinë” do t’ju kalojë koston e ushqimeve të detit që keni konsumuar. Nëse keni fëmijë me vete, mirë është t’i paralajmëroni që të mos e thërrasin “kot” kamarierin.

 

Në muajin Maj 2021, një tjetër turist që shkruan në faqen Tripadvisor dhe ankohet për shërbimin, shkruan neësbomb.al. Ai shkruan në asnjë vend tjetër të Shqipërisë nuk është ndeshur më shërbim kaq jomiqësor sa në lokalin “Qendra e Peshkimit Oriku SHPK”.

 

“Shërbimi më i tmerrshëm. Dukej si një vend i bukur për të ngrënë peshk të freskët, por kamerierët janë të vrazhdë dhe të pakujdesshëm. Nuk ishim shumë klientë kur kemi ndaluar, por koha që na lanë të prisnim ishte çmenduri. Kurrë nuk kam provuar një shërbim kaq jomiqësor në të gjithë vendin – dhe as një fjalë faljeje.”

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...