Superaksioni i RENEA-as në qytetet problematike, gazetari: Kanë hyrë në zonat ku policia s’guxon

Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar si të nevojshëm operacionin nga RENEA në disa qytete të vendit. Duke iu referuar debateve për këtë operacion, Hoxha tha në studion e Radar Informativ se aksioni erdhi pasi ka dështuar policia lokale.

“Duhet të sqarojmë çfarë ka ndodhur. Kam parë një keqdashje përfshirë edhe kolegët tanë që mbulojnë prokurorinë dhe gjykatën dhe ankohen pse Renea nuk bën arrestime. Urdhër arreste i lëshojnë prokurorët aty i kanë pse nuk i pyesin.

Një personazh që Renea e ka arrestuar 5-6 herë është në rrugë prap. Deri dje po thonin pse nuk reagon policia. Policisë e rretheve nuk reagojnë dot. Në Shqipëri për shkak të disa ngjarjeve të fundit, nuk po ndalohen kjo ndodh se policitë lokale ishin të paafta për të përballuar këtë fluks te ngjarjeve te renda me “eleminime” njerezish.

Ngjarje që nuk kishin autorë në këto kushte, ishin krijuar zona të tëra të cilat ishin bërë të pakontrollueshme nga policitë lokale. Gjashtë qytete të Shqipërisë. Në Shqipëri kishte një situatë të rënduar për shkak të tyre.

Te ndjerit ishin njerëz që sapo kishin ardhur nga jashtë. Në këto kushte në pamundësi për të operuar ndryshe dhe për ti goditur sepse janë grupe shumë të strukturuara. U gjet kjo zgjidhje tha Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...