Shkodranët ‘çmenden’ pas Antonelës së ‘Përputhen’/ Ironizon Taulant Muka: Ky është niveli arsimor që kemi

Emisioni i dashurisë “Përputhen” ka nisur turin e audicioneve në çdo qytet dhe gjatë ndalesave të tyre është vënë re se janë të shumtë qytetarët që presin të takojnë ish-konkurentët.

Në rrjet sot ka qarkulluar një video ku qytetarët e Shkodrës vrapojnë të takojnë ish-konkurenten Antonela Berisha,

ndërsa ka qenë pikërisht kjo ajo që ka irrituar studiuesin Taulant Muka.

Në një status në rrjetet sociale, Muka thotë se po lodhet kot me shkencë dhe beteja për arsim cilësor, pasi deklaron se ngjarje të tilla tregojnë se cili është niveli real arsimor dhe kulturor në vendin tonë.

“Lodhem kot me shkencë dhe me beteja për arsim cilësor, ka ndonjë vend për mua në Përputhen?.

Përtej shakasë, tregues i nivelit arsimor dhe kulturor që kemi si vend… ngjarja ka ndodhur në teatrin Migjeni…”, shkruan studiuesi./ CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...