“Mund të punosh me mua se unë vdes për…” Rama ngacmon të riun që do të …

273

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar biseduan me disa nga të rinjtë që janë në platformën “Gati për Shqipërinë”.

Midis tyre është dhe Flavio Jonuzaj, i cili u shpreh se ka dëshirë që të kontribuojë në fushën e energjetikës.

 

Por një batutë nuk e ka kursyer edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Jonuzaj duke qenë se ishte marrë dhe me kërkimin 3D gjatë masterit mund të punonte me vetë Ramën duke qenë se edhe ai i ka qejf 3D.

Padyshim që kjo ishte ironizuese edhe për ata që e akuzojnë se kryeministri Rama bën projekte 3D, por nuk i vë ato në jetë.

 

Flavio Jonuzaj: Kam mbaruar inxhinieri mekanike, në Northen University, niveli Bachleor dhe master shkencor. Kam pasur disa eksperienca pune në industri në Amerikë, kam pasur edhe eksperiencë mësimdhënie në universitet për kërkimet shkencore.

Fokusin e kërkimeve shkencore e kam pasur në kërkim 3D, ndërsa fokusin e Bachelor në energjitikë.

Ka disa muaj që jam kthyer në Shqipëri dhe pasi ndoqa fushatën dhe pash që Shqipëria kishte plan për të bërë kampion në fushën e energjitikës mendoj se mund të jap kontribut në këtë fushë.

Rama: Ti mund të punosh edhe me mua për 3D se unë vdes për 3D.

Flavio Jonuzaj: Patjetër pse jo (qesh)

Rama: Ok, me ministren e energjisë është e qartë.

Lexo edhe:   Të sëmurë dhe të braktisur, Bashkia asnjë ndihmë për të moshuarit