‘Më ka ofenduar me një fjalor shumë banal’, mësuesja rreh nënën e fëmijës me autizëm

125

Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës në datën 4 Qershor 2021 ka patur një përplasje fizike mes një prindi të një fëmije, Fjoralba Rusa, dhe mësueses Valentina Jance.

 

Pas një zënke të fëmijëve të tyre, janë perplasur edhe dy nënat, që janë prindërit përkatës. Fëmija i zonjës Rusa është me aftësi ndryshe dhe sipas të ëmës, mësuesja Valentina Jance sillet keq verbalisht, duke qenë dhe mësuese në të njëjtën shkollë.

 

Emisioni “Stop” pas denoncimit ka shkuar në shkollën “Qemal Mici”, ku është takuar me prindin e fëmijës, Fjoralba Rusa, e cila tregon të gjithë ngjarjen si ka ndodhur.