“Ta kisha ditur dhe unë më parë”… Mevlani vazhdon me statuset filozofike, këtë herë e thumbon Arjan Konomi

Mevlan Shaba vijon me provokimet ndaj Ledjanës. Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku krahas shkruante që një femër që i di vlerat një mashkulli, nuk ndahet kurrë prej tij.

“Çdo femër që është lënduar një herë, i quan meshkujt mashtrusa, sepse ajo që ja din vlerën mashkullit nuk ndahet kurr prej tij”, shkruan Mevlani.

Ndërkohë opinionisti Arjan Konomi nuk i ndahet me thumba në rrjetet sociale. Konomi e ironizon duke shkruar:

“Super shprehje! Ta kisha ditur dhe unë më parë! Por s’na the ç’bën mashkulli kur ia di vlerën femrës?”

Mevlani nuk i ka kthyer përgjigje, por duket qartë se dyshja Mevlan-Ledjana, do të vijojnë gjatë me provokime në rrjetet sociale.

TE TJERA