“Shqiponjat” i shpëtojnë jetën të moshuarës, e mbajnë në krah në 5 kate (video)

Efektivët e repartit Shqiponja të Tiranës, kanë shpëtuar një të moshuar e cila ndodhej brenda apartamentit të saj që kishte shpërthyer në flakë në kryeqytet. Burime për neësbomb.al, bëjne me dije se e moshuara ishte asfiksuar brenda në shtëpi, dhe dera kryesore ishte e mbyllur.

 

Kanë qenë efektivët e këtij reparti që janë detyruar të thyejnë me forcë derën dhe e kanë gjetur pa ndjenja brenda në shtëpi, por me shenja jete. Në këto kushte, kur kanë konstatuar se 75 vjeçarja ishte ende në jetë, “Shqiponjat” e kanë marrë në krah për 5 kate dhe e kanë dërguar me ambulancë drejt QSUT-së.

 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

 

Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga neësbomb.al, shihet dhe një efektiv i këtij reparti që pasi e moshuara futet në ambulancë, ai vrapon për të marrë motorin dhe niset para për të hapur rrugën. Fatmirësisht, pas dërgimit në spital, 75 vjeçarja ka mundur të jetojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...