Më në fund, ky është çifti i parë në “Për’puthen +40” ja kush janë ata

175

Ditën e sotme pas shumë muajsh pritje është krijuar çifti i parë në “Për’puthen +40”.

Iliri dhe Gilberta kanë zhvilluar takimin e radhës mes njëri-tjetrit, ku shpalosën gjithë ndjenjat për njëri-tjetrin. Gjatë takimit, Iliri e kapi në befasi Gilbertën dhe i dhuroi një puthje të papritur në buzë.

Ai u shpreh se mezi po e priste këtë moment dhe se ja kishte ndjerë shumë mungesën Gilbertës gjatë kohës që nuk dilnin bashkë.

“Duke njohur tipin e Gilbertës… Pas largimit nga Gilberta po bëhesha pak i vrazhdë, nisa duhanin, shtova ne peshë dhe më pas rrezatova se vura re se diçka po ndihej në ajër se po ndryshonte”, tha Iliri.

Në fund ata të dy u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në program, duke krijuar kështu çiftin e parë në ‘Për’puthen +40”.

Para zhvillimit të takimi, Gilberta u shpreh se ishte ftohur ndaj Ilirit, për shkak se ai kishte filluar të afrohej shumë me Lindën dhe ajo ishte bërë xheloze. Madje ajo i tha Lindës se u fut mes saj dhe Ilirit për të prishur marrëdhënien e tyre.

“Komunikimi që ata kishin mua nuk më pëlqente. Ishte pjesë e panelit dhe bëhej fjalë për njohje. Ndërkohë që më kishte kërkuar që të dilja vetëm me të dhe unë pranova. Kjo gjë nuk më kërkonte. Ti u fute në mes nesh”, u shpreh Gilberta.