Franca tregon forcën edhe në Euro2020, gjunjëzon Gjermaninë në mes të Mynihut

95

Franca mposht sërish Gjermaninë, ashtu si në vitin 2016, kësaj here ka mjaftuar vetëm 1-0. Franca merr 3 pikë me shumë vlera në grup, teksa do të përballen edhe me Portugalinë dhe Ukrainën.

 

Franca duhet të falënderojë Mat Hummels për golin e parë. Mbrojtësi dhe kapiteni i Dortmund devijon në portën e tij topin e krosuar nga krahu dhe befason Manuel Neuer. Gjermania e Loë tronditet që në start.

 

Në të dytën, rikthehet kafshimi në një event madhor të futbollit. Dikur e bëri Suarez ndaj Italisë dhe Chiellinit, ndërsa sot ishte radha e fituesit të Champions League, Rudiger.

 

Mbrojtësi i Gjermanisë, në një moment mbulimi të Pogba, e ka kafshuar, edhe pse lehtë, në shpinën e tij. Francezi ka reaguar dhe është ankuar edhe tek arbitri që i ka kërkuar të vazhdojë lojën.

 

Franca shënoi golin e dytë ndaj Gjermanisë me një lëvizje të bukur nga Mbappe brenda zone, që ka matur te këndi ku Neuer nuk ka mbërritur pasi me finte ka befasuar mbrojtësit kundërshtarë. Por, arbitri ka anuluar për pozicion të parregullt të sulmuesit të PSG.

 

Tjetër gol i anuluar më pas, kësaj here ishte Mbappe që pasoi për Benzema dhe shënoi me portën bosh, por pozicioni i sulmuesit të PSG ishte sërish jashtë loje. E konfirmoi VAR. Minutat e fundit janë dramatike, por nuk ka gol, Franca fiton.