HYRJELAJMEAKTUALITET“Duhet ta qep gojën tani?”/ Baton Haxhiu bën gafën e papritur tek...

“Duhet ta qep gojën tani?”/ Baton Haxhiu bën gafën e papritur tek flet për Agron Shehajn, ndërhyn Fevziu me shpejtësi: Nuk është e vërtetë

Analisti Baton Haxhiu teksa po fliste për zgjedhjet e ditë së dielë, e ngatërroi Agron Shehajn duke e bërë atë nënkryetar të Partisë Demokratike.

 

Haxhiu u mundua të korrigjohej, por më pas tha se Shehaj ishte anëtar i kryesisë në PD. Shehaj reagoi me habi dhe tha se nuk po e kuptonte Haxhiu, ndërsa të pranishmit e tjerë në studio, nisën të qeshnin.

 

Pjesë nga biseda:

Agron Shehaj: Po pse unë nuk paskam folur për parime? Meritokracia në parti nuk është parim? Zgjedhja…

 

Baton Haxhiu: Po fakti që je nënkrryetar a nuk është meritokraci?

Agron Shehaj: Kush është nënkryetar?

 

Baton Haxhiu: Ti pra

Blendi Fevziu: Nuk është nënkryetar…

 

Baton Haxhiu: Anëtar i kryesisë…

Agron Shehaj: Nuk jam anëtar i kryesisë…çfarë po thua se nuk të kuptoj

 

Baton Haxhiu: A je një nga të zgjedhurit e Bashës?

Agron Shehaj: për çfarë jam zgjedhur?

 

Baton Haxhiu: Për meritokraci besoj…

Agron Shehaj: Dhe duhet ta qep gojën tani…S’e kuptoj, nuk je shumë i qartë…

TE TJERA

spot_img