Ndodh edhe kështu…/ Zgjedhjet në PD, gazetarja e Fiks Fare voton pa kartë anëtarësie

117

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.

Gazetaret e Fiks fare u prezantuan ne qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit. Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone,

dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë demokratike, e lejuan te votonte, edhe pse ishin te bindur qe po manipulonin procesin zgjedhor.

Sipas statutit të PD-së kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia. Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerët e qendrës së Votimit në Vorë nuk e zbatuan këtë rregull.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit.

Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetarja nuk ishte anëtare e PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi dhe as emrin në listën zgjedhore votoi fare lehtë vetëm me ID.