Largimi i Ruçit nga politika, analisti i njohur befason me deklaratën: Përfaqëson pjesën më të errët të politikës shqiptare

Politologu Vehab Kola është shprehur se largimi i Gramoz Ruçit nga politika nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe as ndonjë standard, por është aftësia e Ramës për ta shndërruar atë f neral politik, sipas tij, në ngjarje të ditës.

“Nuk është ngjarje e jashtëzakonshme që iku Ruçi, të ikësh kur fiton nuk është ndonjë standard, ke gjetur diçka më të mirë se pushteti, nuk e dimë. Aftësia e Ramës për ta spektakolarizuar atë funeral politik për ta shndërruar në ngjarje të ditës”.

Në studion e “Absolut 4” Kola tha se Ruçi përfaqëson pjesën më të errët të politikës shqiptare.

“Ruçi është politikan përfaqëson pjesën më të errët të politikës në Shqipëri që është trashëgimia k muniste, është një nga aktorët më rezistues ndaj ndryshimeve politike. Trashëgimia e tij është ndër më të errëta. Njihet si krahu shtarak i socialistëve, shërbente për të lidhur PS me bazën.

Është një lajm i mirë se nuk është një politikan k munist, por pompimi si standard është tezë propagande dhe aq më keq është kjo kur Rama në pozitë të krijojë efekte sikur është në opozitë simulon akte vetëpastrimi”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...