Flori tha se nuk e meritonin çmimin, Urban Band: Nuk pranuam pazar pikësh në Kënga Magjike

84

Urban Band janë grupi më i ri në tregun muzikor shqiptar, të cilët u vlerësuan në festivalin “Kënga Magjike” me çmimin “New Artist”. Ky vlerësim i tyre ndezi shumë debat në rrjet mes artistëve, sa që producenti Flori Mumajesi u shpreh se duhet ta fitonte Kras.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, djemtë e Urban Band thanë se pavarësisht kësaj do ta pranonin një bashkëpunim me Florin.

Disa nga komentet e djemve në studio: “Juria ka qenë mëse e vërtete për çmimet që ka dhënë. Te kjo pjesa e ka pas me ne apo jo, nuk e dinim. Ne sollëm në Festival një kënëgë që kishte ritëm”.

Statuset që dolën kundër jurisë nuk e kishin vetëm për artistët e rinj mes Urban Band dhe Kras, por e ka pas edhe me artistët që morën zero pikë”.

“Me gjithë qejf do e bënim një bashkëpunim me Florin. Nuk kemi pse bëjmë ne armiqësi të kota. Ne jemi artistë të rinj, kemi karrierën përpara”.