Dha dorëheqjen nga politika, Gramoz Ruçi publikon foton me Edi Ramën dhe ka një mesazh për Fatos Nanon

135

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika ishte një ndër surprizat më të mëdha të Kongresit të PS.

Ruçi ka reaguar sërish për dorëheqjen e tij nga politika, ku përmes një postimi në rrjetet sociale falenderon gjithë socialistët, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kryeministrin Edi Rama.

“Jap dorëheqjen nga mandati i deputetit , nga të gjitha funksionet në PS dhe nga politika.

Falenderoj të gjithë socialistët, sidomos ata të qarkut Fier që me kanë votuar në 30 vite, falenderoj ish-kryetarin Fatos Nano, kryetarin aktual dhe mikun tim Edi Ramën dhe gjithë anëtarët e familjes time politike!

Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë.